Si të merrem me mykun në mure?

Myku, bakteret në mure është një nga problemet më të zakonshme që përballemi shpesh brënda shtëpive tona. Arsyet për mykun në tavan është kryesishte lagështia. Në përgjithësi një përqindje lagështie në një dhomë është e dëshirueshme sepse na bën të ndihemi më mirë. Problemi vjen kur nivelet e lagështisë janë më të mëdha se normaliteti dhe kështu kemi efektin e derdhjes së mykut në mure. Përveç krijimit të mykut të zi në muret, baktereve etj lagështia ka efekte të dëmshme në shëndetin tonë. Këtu do të shikojmë gjithçka rreth lagështirës dhe se si mund të evitoni mykun në mure.
Continue reading “Si të merrem me mykun në mure?”

Pse nuk duhet të injorojmë çështjen e cilësisë së ajrit të brendshëm?

Sot ne jemi gjithnjë e më shumë duke folur për një mënyrë jetese të shëndoshë dhe cilësinë e jetës, por a keni menduar ndonjëherë për cilësinë e ajrit që marrim frymë? Sipas hulumtimeve 90% prej nesh kalojnë shumicën e kohës në ambiente të mbyllura. Nëse e llogarisni kohën që kalojmë në shtëpinë, zyrën, makinën etj, atëherë do të kuptoni se sa afër është ky realitet.
Sindromi “ndërtimi i sëmurë”
Continue reading “Pse nuk duhet të injorojmë çështjen e cilësisë së ajrit të brendshëm?”

Zbuloni trendin e ngjyrave për muret dhe si t’i bëni tuajat ato më cilësoret

Ka ardhur momenti t’i jepni një pamje origjinale ambienteve të shtëpisë apo biznesit tuaj? Ju pëlqejnë ngjyrat e veçanta? Nuk do të ishte aspak një ide e keqe nëse e nisni gjithçka duke lyer muret me ngjyrat më në trend dhe me bojëra cilësore. Një ngjyrë e zgjedhur mirë ka aftësinë të transformojë në mënyrë radikale pamjen dhe ndjesitë që përçojnë të gjitha dhomat apo ambientet e hapësirave ku kalojmë pjesën më të madhe të ditës. Madje, një bojë cilësore dhe ekologjike krijon edhe një klimë më të shëndetshme, gjë që sigurisht është në favorin tonë.

Continue reading “Zbuloni trendin e ngjyrave për muret dhe si t’i bëni tuajat ato më cilësoret”

Ngrohtë në dimër dhe freskët në verë, ja pse duhet të zgjedhim termoizolimin

Shpesh termoizolimi i shtëpisë konsiderohet si një shpenzim i tepërt, diçka që kërkon shumë impenjim ose përbën luks. Kjo bindje mbetet e pabazuar në fakte dhe gati-gati është një mit, i cili përjashton një alternativë të sigurt, një sitl jetese moderne, të shëndetshme dhe tejet komode. Në fakt termoizolimi i shtëpisë përbën një nevojë primare të gjithësecilit për të krijuar një klimë ideale brenda mureve të shtëpisë, me temperatura komode dhe konstante.

Continue reading “Ngrohtë në dimër dhe freskët në verë, ja pse duhet të zgjedhim termoizolimin”

Gjithçka që duhet të dini për të shtruar pllakat “me forcat tuaja”

Pllakat janë një alternativë dhe ivestimi ideal për të veshur të gjitha sipërfaqet e shtëpisë, si për shembull dyshemetë apo muret e të gjitha dhomave. Të lehta për t’u montuar dhe tejet praktike për t’u mirëmbajtur, prej dekadash pllakat janë një nga llojet e veshjeve më të përhapura në të gjithë botën. Shumëllojshmëria e modeleve, rezistenca e lartë ndaj goditjeve. ndaj lagështirës apo ndaj temperaturave, janë vetëm disa nga arsyet kryesore pse pllakat janë aq shumë të preferuara nga të gjithë.

Continue reading “Gjithçka që duhet të dini për të shtruar pllakat “me forcat tuaja””