Gjithçka që duhet të dini për të shtruar pllakat “me forcat tuaja”

Pllakat janë një alternativë dhe ivestimi ideal për të veshur të gjitha sipërfaqet e shtëpisë, si për shembull dyshemetë apo muret e të gjitha dhomave. Të lehta për t’u montuar dhe tejet praktike për t’u mirëmbajtur, prej dekadash pllakat janë një nga llojet e veshjeve më të përhapura në të gjithë botën. Shumëllojshmëria e modeleve, rezistenca e lartë ndaj goditjeve. ndaj lagështirës apo ndaj temperaturave, janë vetëm disa nga arsyet kryesore pse pllakat janë aq shumë të preferuara nga të gjithë.

 

Po merrni një shtëpi të re apo po jeni duke rikonstruktuar atë ekzistuesen? Nëse jeni ende në dilemë për të zgjedhur modelin ose llojin e pllakave, në Brunes alternativat janë të pafundme, vërtet cilësore dhe estetikisht të këndshme. Nga ana tjetër, nëse i keni zgjedhur tashmë pllakat tuaja, ju mbetet vetëm që t’i montoni. Edhe pse gjithmonë këshillohet që si proces të kryhet nga një profesionist, shtrimi i pllakave mund të bëhet edhe nga vetë ju. Mjafton vetëm të tregoheni të kujdesshëm dhe të keni në dispozicion materialet e duhura.

Pak hapa, por shumë cilësi në zgjedhjen e materialeve

I gjithë procesi i shtrimit të pllakave në thelb nuk është aspak i komplikuar, por për të arritur një rezultat jetëgjatë dhe të këndshëm duhen zbatuar me përpikmëri disa hapa.
1) Pastrimi i sipërfaqes të suportit – Suporti, pra sipërfaqja mbi të cilën do të vendosim pllakat, duhet të jetë e sheshtë, e qëndrueshme dhe krejtësisht e pastër. Sidomos pastrimi i kujdesshëm i kësaj sipërfaqeje është gjëja e parë që duhet bërë dhe nuk duhet neglizhuar. Papastërtitë si vajrat, pluhurat dhe mbetjet e ndryshme ndikojnë negativisht gjatë aplikimit të ngjitësit për
pllaka. Në rast se dyshemeja apo muri janë të mbuluara me çimento, pastrojeni të gjithë sipërfaqen ku do të aplikoni ngjitësin me anë të një furçe dhe kujdesuni që të jetë e niveluar. Nëse suporti është i lyer me një bojë të llakuar ose e ka sipërfaqen e lëmuar, këshillohet që ta fërkoni me një letër abrazive, kjo gjë e bën më të ashpër dhe për pasojë rrit efektshmërinë e ngjitësit.

2) Zgjedhja e ngjitësit – Në momentin që e gjithë sipërfaqja e suportit është e pastër, ju mbetet vetëm të aplikoni ngjitësin e pllakave. Cili ngjitës duhet zgjedhur? Kjo varet nga lloji i pllakës me të cilën do të shtroni dyshemenë, si për shembull: qeramikë, gres-porcelan apo mermer. Gjithashtu, zgjedhja e ngjitësit varet edhe nga vetë lloji i ambientit ku do të shtrohen pllakat. Për shembull tualeti ka nevojë për një ngjitës që izolon dyshemenë dhe muret nga lagështira apo nga agjentë të tjerë veprues. Nga ana tjetër, pllakat që do të vendosen në një ambient të jashtëm, siç janë ballkonet apo verandat, duhet t’i pështaten një ngjitësi rezistent ndaj kushteve klimaterike. Edhe madhësia dhe pesha e pllakave janë faktorë për t’u marrë parasysh. Një pllakë me sipërfaqe të madhe ose me peshë të rëndë, ka nevojë të montohet me anë të një ngjitësi më rezistent dhe të specializuar.

Po sa i përket cilësisë dhe garancisë të ngjitësit? Kompania Dekoll, tashmë prej vitesh prodhon ngjitës për pllaka të një cilësie me standarde europiane, të lehtë për t’u aplikuar, me veprim të shpejtë dhe jetëgjatë. Ngjitësit Dekoll prodhohen në fabrikën e kompanisë, e cila konsiderohet si më modernia në të gjithë rajonin, dhe janë të projektuara nga inxhinierë italianë, me synim arritjen e rezultateve sa më të kënaqshme. Ngjitësit e fabrikës Dekoll janë të shumëllojshëm, të specializuar për të gjitha llojet e sipërfaqeve dhe pllakave.

Disa nga llojet e ngjitësve të pllakave Dekoll:

Vertikoll C1T – Me bazë çimentoje, me forcë ngjitëse normale dhe rezistent ndaj rrëshkitjes. Karakterizohet nga një punueshmëri shumë e mirë, rezistencë të mirë ndaj lagështirës, kohë optimale korrigjimi dhe fortësi të njëtrajtshme. Ky ngjitës është i përshtatshëm për ngjitjen e pllakave të qeramikës, gres-porcelanit. Aplikohet më së miri në dysheme, në muret e ambienteve të jashtme dhe në ato të brendshmet, me bazë çimento. “Vertikoll” është ideal për ngjitjen e pllakave me përmasa 5-40 cm.

Strongkoll C2TES1 – Me bazë çimento, i deformueshëm dhe shumë elastik. Ky ngjitës është i përbërë nga rërë karbonati dhe mermeri të cilësisë së lartë. Gjithashtu përmban rezina sintetike specifike, me forcë ngjitëse të përmirësuar, rezistente ndaj rrëshkitjes dhe me kohë punueshmërie të gjatë. Ky ngjitës këshillohet të përdoret në fasada të larta, tarraca, në ambiente me ngrohje qendrore dhe në zona që janë pjesë e vibrimeve dhe shtypjeve të vazhdueshme. “Strongkoll” aplikohet përsosmërisht edhe për ngjitjen e pllakës mbi pllakë. Nëse doni të vishni me pllaka pishinat, ambiente industriale, apo suporte të valëzuara dhe të paqëndrueshme, ky ngjitës është ai që bën për ju. “Strongkoll” është i përshtatshëm për ngjitjen e pllakave me përmasa 5-300 cm.

Intrakoll C2E – Ngjitës me bazë çimento dhe me forcë ngjitese normale. “Intrakoll” karakterizohet nga një punueshmëri shumë e mirë, rezistencë të mirë ndaj lagështirës dhe nga fortësia e njëtrajtshme. Ky ngjitës është i përshtatshëm për pllaka qeramike, gres, gres-porcelani, si edhe për sipërfaqe si dysheme dhe mure me bazë çimento, në ambiente të jashme dhe të brendshme. Nëse do të shtroni ambientet tuaja me pllaka të përmasave 5-40 cm, “Intrakoll” është një zgjedhje “smart”.

Adesiflex – Ky ngjitës është me të vërtetë special pasi ka fleksibilitet të lartë dhe është i përshtatshëm për materiale të vështira për t’u punuar apo tejet delikate, si për shembull: pllaka mermeri, pllaka guri, mozaikë dhe pllaka me spesor të lartë. “Adesiflex” nuk njeh limite edhe sa i përket suportit ku aplikohet. Ky ngjitës ka treguar rezultate të shkëlqyera në suporte me bazë çimento, në dysheme, mure, në ambiente të jashtme dhe në hapësirat e brendshme, sidomos aty ku ka prani të madhe lagështire. Ashtu si “Strongkoll” edhe “Adesiflex” rekomandohet të përdoret për fasada, tarraca, për ambiente me ngrohje qendrore, për ambiente që janë pjesë e vibrimeve, shtypjeve të vazhdueshme dhe gjithashtu për ngjitjen e pllakës mbi pllakë.
Llojet e përmendura më sipër janë vetëm një pjesë e linjave Dekoll për ngjitësit, por të gjitha produktet e kësaj fabrike kanë certifikatën e cilësisë ISO 9001:2008. Kjo e fundit vërteton përkushtimin e kompanisë në plotësimin e standardeve teknike dhe në përmbushjen e nevojave të klientëve për cilësi. Përveç çmimeve, mëse të konkurueshme, Dekoll ofron edhe asistencë teknike për të gjitha produktet. Dekoll është i pajisur edhe me certifikatën Green Building Council, e cila tregon angazhimin e kompanisë në mbrojtjen e mjedisit.

3) Vendosja e ngjitësit – Pasi të keni zgjedhur ngjitësin, ju mbetet vetëm ta aplikoni mbi të gjithë sipërfaqen që do të shtroni me pllaka. Secili prej llojeve të ngjitësve ka mënyra të ndryshme përgatitjeje. Për shembull “Intrakoll” ka nevojë të përzihet me 6-6.5 litra ujë për 25 kg, ndërsa për të njëjtën masë të ngjitësit “Strongkoll” shtohet 7-8 litra ujë. Për këtë arsye duhet të jeni të kujdesshëm dhe të lexonië gjithmonë materialin informues që shoqëron ngjitësin, për të kuptuar mënyrën më të mirë për ta përgatitur. Gjithashtu, trashësia e ngjitësit që do të vendosim në dysheme apo në mure varet nga lloji i materialit, pesha dhe përmasat e pllakave.

Pasi të keni përgatitur masën, mbulojeni njëtrajtësisht me një shtresë ngjitësi të gjithë sipërfaqen që do të shtroni. Për pllakat me përmasa deri në 25 cm, trashësia e shtresës të ngjitësit duhet të jetë nga 6 deri në 8 mm. Ndërsa për pllakat me përmasa më të mëdha, mund të aplikohet akoma më shumë ngjitës, duke arritur edhe një trashësi prej 10 mm. Ngjitësin mund ta përhapni me pjesën e butë të spatulës, por me pjesën e saj të dhëmbëzuar duhet të krijoni edhe kanalet e relievit ku do të vendosen pllakat.

4) Ngjitja e pllakave dhe stukimi – Kur e gjithë sipërfaqja e dyshemesë apo e murit të jetë e mbuluar mirë me ngjitës, më pas filloni me vendosjen e pllakave. Nëse pllakat janë me përmasa mbi 30 cm, lyejini në pjesën e mbrapme me një shtresë ngjitësi (për pllakat më të vogla nuk është e nevojshme) dhe filloni t’i vendosni një e nga një, bashkë me kryqet të cilat krijojnë distancën e duhur mes tyre. Pas vendosjes të çdo pllake, qëllojeni lehtë secilën prej tyre me një çekiç gome, deri kur të nivelohet mirë dhe të ngjitet mjaftueshëm. Kur të keni vendosur të gjitha pllakat dhe kur ngjitësi të jetë tharë mjaftueshëm, radhën e ka stukimi. Para këij procesi, e gjithë sipërfaqja e pllakave dhe kanalet mes tyre duhen pastruar mirë nga mbetjet e ngjitësit apo nga papastërtitë e tjera. Janë pikërisht këto kanale ato që duhen stukuar, por në fillim përgatisim bojakun, duke e përzierë mirë pluhurin e produktit me ujë, deri kur të arrijë një masë kompakte dhe pa kokrriza. Kur e gjithë masa e bojakut të jetë gati, mbushim të gjitha kanalet mes pllakave, duke përdorur një shpatull gome ose një makineri shpatulluese. Në fund, pas gati 20 minutash, kur bojaku të jetë bërë i qëndrueshëm, me anë të një sfungjeri pastrojmë njollat e krijuara mbi pllaka ose akumulimet e tepërta mes kanaleve.

Sa i përket llojit të bojakëve, Dekoll ofron një gamë të gjerë zgjedhjeje, për të gjitha llojet e pllakave, dyshemeve apo mureve. Katër llojet e bojakëve Dekoll, “Defuga GG”, “Defuga FF” “Ultrafuga FF” dhe “Ultrafuga GG”, njihen për cilësi, qëndrueshmëri, nivel të lartë izolimi dhe për jetëgjatësinë e veprimit.

Leave a Reply

Your email address will not be published.