Brunes dhe Dekoll sponsorizojnë pastrimin e plazheve në Shqipëri

brunes_f


Dekoll dhe Brunes janë sponsorat kryesorë në fushatën për pastrimin e plazheve zhvilluar nga Ministria e Turizmit: “Po pastrojmë plazhet. Bëhu pjesë e aksionit”.
Përgjegjësitë Sociale janë të mirë integruara në strategjitë dhe politikat e kompanisë sonë.

Që në konceptim, kompania Dekoll ka treguar angazhim të plotë në mbrojtjen e mjedisit. Në filozofinë tonë të biznesit, Dekoll udhëhiqet nga një ekuilibër i drejtë mes konkurrencës ekonomike dhe zhvillimit social. Jemi mirënjohës që në keto nisma nuk jemi vetëm, që filozofia jonë mbështetet nga kompania Brunes, kompani me frymë europiane.
Dekoll dhe Brunes janë angazhuar në mënyrë afatgjatë në mbështetje të iniciativave qytetare për mbrojtjen e ambientit dhe për një mjedis më të shëndetshëm.

T – Mobile beson te kompanina Dekoll

Tmobile-1


Gjigandët gjermanë me një fushatë super promocionale, ndërtuan një mini Europë te sheshi Nënë Tereza. Ata besuan te Dekoll duke përdorur produktet tona për të ndërtuar statujat. Teksa shëtisim nëpër këtë mini-qytet të gdhendur me aq mjeshtëri, krahas bukurive vëmë re dhe cilësinë e strukturave që u ndërtuan më produktet tona.

Dekoll kontribon në rikonstruksionin e shkollës në Farkë

shkolla-1-848x450 (1)

Kompania Dekoll kontribon në rikonstruksionin e shkollës 9-vjeçare në Farkë duke mundësuar ambiente komode me standarte të larta cilësie për zhvillimin e mësimit të nxënësve të kësaj zone.
Ishte privilegj për ne që kontribuam për të ardhmen 610 fëmijëve.

“Dekoll” inagurohet nga kryeministri i Shqipërisë Z. Edi Rama

dekoll_prim

Me datë 06.05.2015 bëhet inagurimi i kompanisë Dekoll, një nga kompanitë më moderne në Ballkan në prodhimin e materialeve të ndërtimit. Në inagurimin e saj, merr pjesë edhe kryeministri i Shqipërisë Z. Edi Rama, i cili njihet me ambientet e kompanisë, me kontributin që Dekoll jep në zhvillimin ekonomik dhe me mundësitë që ofron për të gjithë të rinjtë shqiptarë. Kryeministri vlerëson kompaninë dhe produktet e saj me 5 yje.