TECHNICAL DATA

Pamja: Lëng i bardhë
Paketimi: Bidon 1 kg/5kg/25kg
Magazinimi: Të ruhet në vënde të thata mbi paleta druri
Koha e magazinimit: 24 muaj nga data e prodhimit.
Masa vellimore: 1.04 gr/cm3
Koha e magazinimit:12 muaj nga data e prodhimit
Masa vëllimore: 1300 kg/m3
Viskoziteti: 30 mPas
pH i përzierjes: 7.5
Temperatura e aplikimit: +5°C deri në +35°C.
Vlerat e ngjitësit të pllakave pas përzierejes me D-ELASTIC :

Forca ngjitëse pas 28 ditësh (kushte normale): ≥ 1 N/mm2
Forca ngjitëse pas zhytjes ne ujë: ≥ 1 N/mm²
Forca ngjitëse pas reaksionit nga ngrohja: ≥ 1 N/mm²
Forca ngjitëse pas cikleve ngrirje-shkrirje: ≥ 1 N/mm²
Reaksioni ndaj zjarrit: Klasa A1

Aditivë i lëngshëm i përqëndruar (latex), me bazë polimeresh me dispersion ujor, redukton sasinë e ujit, rrit aftësinë ngjitëse, rrit elasticitetin (flexibilitetin) dhe rezistencën mekanike. I rekomandueshëm për të përgatitur ngjitësa pllakash me veti elastike të klases C2.

PËRGATITJA E SUPORTIT

Suportet me bazë çimento duhet të jenë të qëndrueshëm, rezistent dhe të rregullt, pa vajra dhe jo të pista dhe pa mbetje bojrash si dhe duhet të kenë arritur paraprakisht kohen e maturimit. Përafersisht dyshemetë tradicionale me bazë çimento me kohë fortësimi normale duhet të kenë një kohë stazhionimi të paktën 28 ditë, bazamentet me suva tradicionale duhet të thahen për të paktën 14 ditë. Disnivelet e mëdha ose çarjet e mëdha duhen të rregullohen paraprakisht. Të gjitha tipet e suporteve duhet të pastrohen paraprakisht para aplikimit të produktit në mënyrë mekanike me fshesë.

MENYRA E PERGATITJES SE PERZIERJES

Përzjeni mirë përpara përdorimit. Hidhni sasinë e parashikuar të D-ELASTIC në një enë të pastër dhe më pas hidhni materialin pluhur derisa të arrini një masë homogjene, me plasticitet dhe me ngjyrë të njëtrajteshme. Lëreni masën e krijuar në qetësi për 10 minuta dhe më pas bëni një ripërzierje të vogël përpara aplikimit të produktit. Koha e punueshmërisë së përzierjes është 2-3 orë në kushte normale temperaturash (20°C).

Aditivë i lëngshëm i përqëndruar (latex), me bazë polimeresh me dispersion ujor, redukton sasinë e ujit, rrit aftësinë ngjitëse, rrit elasticitetin (flexibilitetin) dhe rezistencën mekanike. I rekomandueshëm për të përgatitur ngjitësa pllakash me veti elastike të klases C2.

FUSHA E APLIKIMIT

Për përgatitjen e ngjitësave me bazë çimento. Për ngjitjen e pllakave qeramike të çdo tipi, gurëve natyrorë mbi bazamente horizontale dhe vertikale, në ambjente të brëndshme dhe të jashtme. Mbi bazamente suvaje të reja, mbi beton e shtresë të varfër.

APLIKIMI

Uji i përzierjes për të përgatitur kollën e pllakave, zëvendësohet me një përzierje të D-ELASTIC dhe ujit, në raporte 1:1 deri në 1:3, sipas volumit. Fillimisht përzieni sasinë e latex-it me ujin dhe më pas shtoni produktin me bazë çimento, në mënyrë që të evitoni krijimin e bulëzave të ajrit. Rekomandohet që pllakat të mos lagen përpara aplikimit, vetëm në rastin nëse pllaka ka shumë pluhur. Pllakat vendosen duke ushtruar një presion të vogël mbi pllakë duke siguruar kështu një kontakt në të gjithë sipërfaqjen me kollë. Koha e korigjimit është 20-30 minuta. Koha e korigjimit të produktit varet shumë nga kushtet atmosferike, kështu që përpara vendosjes së pllakës të sigurohet që kolla nuk ka formuar shtresë filmi në sipërfaqje.

Kujdes !

Masa e përzierjes nuk duhet të jetë shumë e ujshme. Për sipërfaqje gipsi, karton –gripse, etj, aplikoni me parë një primer të posaçëm. Evitoni aplikimin në ambjente të jashtme në ditë që kanë shumë erë dhe temperatura nën +5°C dhe mbi +35°C duke i mbrojtur bazamentet e aplikuara nga shiu i rrëmbyer për të paktën 24 orë dhe nga ngricat dhe rrezet e diellit direkte për të pakten 5-6 ditë pas aplikimit. Aplikimi i produktit duhet bërë sipas udhëzimeve të skedës teknike.