TECHNICAL DATA

Pamja: Pluhur
Paketimi:Thes 2 kg në kuti nga 16 kg mbi paletë prej 576 kg (36 kuti) dhe 5kg në kuti nga 20 kg mbi paletë prej 720 kg (36 kuti)
Ngjyra: I disponueshëm në 26 ngjyra
Magazinimi:Të ruhet në vënde të thata mbi paleta druri
Koha e magazinimit:12 muaj nga data e prodhimit
PH: 13
Mbyllja e fugave në dysheme pas aplikimit të ngjitësit: 24 orë
Mbyllja e fugave në mure pas aplikimit të ngjitësit: 4-8 orë
Koha e punueshmërisë: 2 orë
Pastrimi i fugave: Pas 20 min
I shkelshëm: Pas 24 orësh
Masa vëllimore: 1.5 gr/cm3
Rezistent ndaj: Acideve
Rezistenca në temperaturë: Nga -30°C në +70°C
Uji për përzierjen: 1.2-1.6 litra ujë për 5 kg
Temperatura e aplikimit: +5°C deri në +35°C
Rezistenca në shtypje në 28 ditë në kushte normale: 15 N/mm2 (EN 12808-3)
Rezistenca në shtypje pas cikleve ngrirje/shkrirje: 15 N/mm2 (EN 12808-3)
Rezistenca në perkulje në 28 ditë në kushte normale: ≥ 2.7 N/mm2 (EN 12808-3)
Tërheqja: ≤ 3 mm/m (EN 12808-4)
Rezistenca termike: – 30°C/+80°C

Bojak i ashpër me bazë çimento për mbylljen e fugave, me elasticitet të lartë, i përbërë nga rërë mermeri të cilësisë së lartë me granulometri të seleksionur, përmbajtje të lartë rezinash sintetike dhe agjentë hodrofobikë. Ofron rezistencë të lartë ndaj lagështirës dhe abrazionit. I përshtatshëm për mbushjen e fugave nga 2-15mm. I klasifikuar si produkt CG2 në bazë të standartit EN 13888. Karakterizohet nga një punueshmëri shumë e mirë, pastrim shumë i lehtë, ngjitje shumë e mirë, qëndrueshmëri të lartë ndaj rrezeve të diellit dhe agjentëve atmosferikë, ka aftësi të ruajë ngjyrat, rezistent ndaj agjentëve gërryes, acideve dhe bazave të ndryshme. I disponueshem ne 26 ngjyra.

Fusha e aplikimit

DEFUGA GG përdoret për stukimin e pllakave prej qeramike, gres porcelani, pllaka mozaiku për ambjente të brëndshme. Nuk rekomandohet për mbushjen e fugave në gjerësi më të mëdha se ajo e lejuar. Në rast aplikimesh për zona të ekspozuara me trafik të lartë ose nën ndikimin e kimikateve propozojmë që produkti të përforcohet me FUGALASTIC Dekoll.

Përgatitja e bazamentit

Fugat që do të stukohen duhet të jenë të pastra, pa ngjitës pllakash ose llaç në të gjithë trashësinë. Nuk rekomandohet aplikimi mbi bazamente të lagura.

Përzjeni 1.2-1.6 litër ujë me një qese 5 kg produkt pluhur në një enë të pastër me një përzjerës elektrik derisa të arrini një masë homogjene dhe pa kokrriza. Duhet marrë parasysh që materiali i përzjerë për stukimin e fugave në dysheme bëhet me i ujshëm se sa për fugat në mure. Aplikoni produktin në fuga me një shpatull gome ose me makinerinë shpatulluese. Pas 20 min kur produkti të jetë bërë i qëndrueshëm bëhet pastrimi i pjesës së mbetur me një sfungjer në menyrë transversale me drejtimin e fugave.