TECHNICAL DATA

 

Mbushës për fuga dy komponentësh, me rezistencë të përmirësuar.Komponenti A (2 Kg) përbëhet nga material pluhur me bazë çimento, rërë mermeri me granulometri të seleksionur, rezina sintetike dhe agjentë hidrofobikë.Komponeti B (200 g) përbëhet nga rezina akrilike çka i jep produktit final fleksibilet më të lartë, rezistencë të përmirësuar dhe mbrojtje maksimale ndaj agjentëve gërryes dhe detergjentëve.I përshtatshëm për mbushjen e fugave nga 0-8 mm. I klasifikuar si produkt CG2WA në bazë të standartit EN 13888.

Fusha e aplikimit

ULTRAFUGA 2+ përdoret për stukimin e te gjitha llojeve te pllakave, për mure dhe dysheme, për ambjente të jashtme dhe të brendshme. I rekomandueshëm për mbylljen e fugave në ambjente ku ka vibrime, në ambjete me ngrohje qëndrore, tarraca dhe pishina

Përgatitja e bazamentit

Fugat që do të stukohen duhet të jenë të pastra, pa ngjitës pllakash ose llaç në të gjithë trashësinë. Nuk rekomandohet aplikimi mbi bazamente të lagura.
Mbushja e fugave në mure realizohet nga 8-12 orë, ndërsa mbushja e fugave në dysheme realizohet pas 24 orëve

Fillimisht përzieni komponentin B (200 g) me 400- 500 ml ujë, kesaj përzierjeje i shtojmë përmbajtjen e komponentit A (2 kg). Përzierja behet me një përzjerës elektrik derisa të arrini një masë homogjene dhe pa kokrriza.
Aplikoni produktin në fuga me një shpatull gome ose me makinerinë shpatulluese. Pas 20 min kur produkti të jetë bërë i qëndrueshëm bëhet pastrimi i pjesës së mbetur me një sfungjer në mënyrë transversale me drejtimin e fugave.