TECHNICAL DATA

Pamja: Lëng i bardhë
Paketimi:Bidon 1 kg/5kg/25kg
Magazinimi: Të ruhet në vënde të thata mbi paleta druri
Koha e magazinimit:12 muaj nga data e prodhimit
Masa vellimore: 1.04 gr/cm3
Viskoziteti: 15 mPa •s
pH i përzierjes: 8
Temperatura e aplikimit: +50C deri në +350C.
Reaksioni ndaj zjarrit: Klasa A1
Rritje te rezistences mekanike: 15-30%

Aditiv plastifikues për rritjen e elasticitetit në stukon e pllakave.
Aditivë i lëngshëm, me bazë polimeresh me dispersion ujor për përmirësimin e vetive të stukove të pllakave. Përmirëson ndjeshëm elasticitetin (flexibilitetin), rezistencën mekanike dhe rrit papërshkueshmërinë ndaj ujit. I përshtatshem për produktet Defuga dhe Ultrafuga, për fuga nga 0-4 mm dhe 2-15 mm.

Fusha e aplikimit

Për përgatitjen e stukove të pllakave me bazë çimento. Në ambjente të brëndshme dhe të jashtme, pishina, ambjente industriale si dhe ambjenteve të ekspozuara ndaj kushteve atmosferike ekstreme (ngricave dhe të nxehtit).

Përgatitja e perzierjes

Uji i përzierjes për të përgatitur stukon e pllakave, zëvendësohet me një përzierje të FUGALASTIC dhe ujit, në raporte 1:1 deri në 1:3, sipas volumit. Fillimisht përzieni sasinë e latexit me ujin dhe më pas shtoni produktin me bazë çimento, në mënyrë që të evitoni krijimin e bulezave të ajrit dhe të kokrrizave.

Koha e ruajtjes 18 muaj nga data e prodhimit. Temperaturat e aplikimit dhe të ruajtjes nga +5°C deri në +35°C.