TECHNICAL DATA

 

Bojak i ashpër me bazë çimento për mbylljen e fugave, me elasticitet të lartë, i përbërë nga rërë mermeri të cilësisë së lartë me granulometri të seleksionur, përmbajtje të lartë rezinash sintetike dhe agjentë hodrofobikë. Ofron rezistencë të lartë ndaj lagështirës dhe abrazionit. I përshtatshëm për mbushjen e fugave nga 2-15mm. I klasifikuar si produkt CG2 në bazë të standartit EN 13888. Karakterizohet nga një punueshmëri shumë e mirë, pastrim shumë i lehtë, ngjitje shumë e mirë, qëndrueshmëri të lartë ndaj rrezeve të diellit dhe agjentëve atmosferikë, ka aftësi të ruajë ngjyrat, rezistent ndaj agjentëve gërryes, acideve dhe bazave të ndryshme. I disponueshem ne 26 ngjyra.

Fusha e aplikimit

ULTRAFUGA GG përdoret për stukimin e pllakave prej qeramike, gres porcelani, pllaka mozaiku për ambjente të jashtme dhe të brëndshme. I rekomandueshëm për mbylljen e fugave në ambjente ku ka vibrime, në ambjete me ngrohje qëndrore dhe tarraca. Nuk rekomandohet për mbushjen e fugave në gjerësi më të mëdha se ajo e lejuar. Në rast aplikimesh për zona të ekspozuara me trafik te lartë ose nën ndikimin e kimikateve propozojmë që produkti të përforcohet me FUGALASTIC Dekoll.

Përgatitja e bazamentit

Fugat që do të stukohen duhet të jenë të pastra, pa ngjitës pllakash ose llaç në të gjithë trashësinë. Nuk rekomandohet aplikimi mbi bazamente të lagura.

Përgatitja e produktit

Përzjeni 1.2-1.6 litër ujë me një qese 5 kg produkt pluhur në një enë të pastër me një përzjerës elektrik derisa të arrini një masë homogjene dhe pa kokrriza. Duhet marrë parasysh që materiali i përzjerë për stukimin e fugave në dysheme bëhet me i ujshëm se sa për fugat në mure.

Aplikoni produktin në fuga me një shpatull gome ose me makinerinë shpatulluese. Pas 20 min kur produkti të jetë bërë i qëndrueshëm bëhet pastrimi i pjesës së mbetur me një sfungjer në mënyrë transversale me drejtimin e fugave.