brunes_f


Dekoll dhe Brunes janë sponsorat kryesorë në fushatën për pastrimin e plazheve zhvilluar nga Ministria e Turizmit: “Po pastrojmë plazhet. Bëhu pjesë e aksionit”.
Përgjegjësitë Sociale janë të mirë integruara në strategjitë dhe politikat e kompanisë sonë.

Që në konceptim, kompania Dekoll ka treguar angazhim të plotë në mbrojtjen e mjedisit. Në filozofinë tonë të biznesit, Dekoll udhëhiqet nga një ekuilibër i drejtë mes konkurrencës ekonomike dhe zhvillimit social. Jemi mirënjohës që në keto nisma nuk jemi vetëm, që filozofia jonë mbështetet nga kompania Brunes, kompani me frymë europiane.
Dekoll dhe Brunes janë angazhuar në mënyrë afatgjatë në mbështetje të iniciativave qytetare për mbrojtjen e ambientit dhe për një mjedis më të shëndetshëm.