Akademia Profesionale Dekoll

Për të garantuar cilësinë maksimale të produkteve tona, ne kujdesemi edhe që mënyra e aplikimit të tyre të jetë e duhura, duke ofruar trajnime dhe seminare të vazhdueshme për të gjithë klientët, profesionistët dhe përdoruesit e këtyre produkteve.

Trajnimet zhvillohen në ambientet e kompanisë Dekoll dhe jo vetëm, në mënyrë që pjesëmarrësit të njihen me kompaninë, të njihen nga afër me fabrikën, teknologjinë moderne, proçeset e prodhimit, laboratorin dhe stafin e specializuar.

Trajnimet zhvillohen nga specialistë shqiptarë dhe të huaj, ku pjesëmarrësve u shpjegohen karakteristikat e produkteve, mënyra e aplikimit si dhe karakteristikat e tyre. Nga ana tjetër ata njihen me produktet e reja si dhe merren në konsideratë idetë dhe komentet e tyre në lidhje me prodhimin e produktevete që u nevojiten atyre në përditshmërinë e punës, apo që  mungojnë në treg.

Në fund të trajnimit, të gjithë pjesëmarrësit pajisen me çertifikatë pjesëmarrje.

Nëse doni të merrni pjesë në trajnimet që ne organizojmë ju lutem shprehni interesin tuaj në info@dekoll.al dhe ju mirëpresim!

Change Language »