logo

About us

Rreth Nesh

Dekoll

Kompania Dekoll I ka fillesat e saj ne vitin 2015, nje investim I kompanise Brunes sh.p.k.  Dekoll është fabrika më moderne në Ballkan në saj të teknologjisë së fundit italiane të prodhimit, ka arritur suksese mjaft te medha, duke u vleresuar jo vetem nga klientet por edhe nga komuniteti. Aktiviteti i Dekollit konsiston në prodhimin e materialeve të ndërtimit si: koll, grafiato, fino, auto nivelant, suva mbushese, sistem hidroizolimi dhe termoizolimi.

Dekolli u vleresua me 5 yje nga kryeministri I Shqiperise si dhe fitoi cmimin e “Sipermarresit me te mire ne industri” nga Bleta e Arte 2015”. Teknologjia moderne, cilësia e produkteve, kujdesi dhe mbrojtja e mjedisit, siguria e punonjësve dhe përmbushja e kërkesave të klientëve, vërtetohen nga çertifikimet dhe standartet që mban aktualisht Dekoll.   Tashme prej 4 vitesh ne treg, Dekoll ka zgjeruar shtrirjen e tij ne gjithe Ballkanin edhe me gjere.

PINTO

Kompania me moderne e bojerave

Duke ruajtur standartet e cilesise se produkteve Dekoll, linja e produkteve Pinto ka po te njejten sukses dhe te njejten arritje si Dekoll. Pinto është fabrika më moderne në prodhimin e bojrave, e ideuar për të rritur standartin e cilësisë në ndërtim, duke kombinuar teknologjinë inovative, cilësinë e produktit dhe profesionalizmin. Në këtë mënyrë ne përmirësojmë stilin e jetesës duke garantuar lyerje të sigurta, komode dhe afatgjata. Eksperienca italiane në prodhim është ajo çfarë na ofron një avantazh konkurues duke na lejuar të ofrojmë bojra me karakteristika unike dhe me performancë të pakrahasueshme. Çdo produkt është i
dizenjuar të performojë dhe ofroje benefite specifike.

Zbulo me shume

TERMAX

Termax- kompania me e re ne Ballkan

Termax sh.p.k është kompania më e re dhe më moderne në Ballkan në saj të teknologjisë së fundit italiane të prodhimit sipas standarteve Europiane. Aktiviteti i së cilës konsiston në prodhimin e materialeve termoizoluese nga EPS (polisteroli) si: material i përshtatshëm për vendojen në tavane, mure, çati, dysheme si në ndërtesat e banimit, në objektet tregtare, në spitale, dhoma figoriferike etj.

Termax sh.p.k është një investim i dekoll sh.p.k:

Termax sh.p.k synon të bëhet kompania udhëheqëse në prodhimin e materialeve të polisterolit në tregun shqiptar, duke përmbushur nevojat e klientëve dhe partnerëve te saj me një gamë të gjërë të produkteve cilësore. Duke theksuar hulumtimin e tregut dhe nevojat e klientëve të saj, ne kemi projektuar dhe prodhuar produkte innovative dhe cilesore te cilat ne nje periudh te shkurter jane tashme lider ne tregun Shqiptar dhe ne Ballkan.

  • Seriozitet
  • Rezistence
  • Qëndrueshmëri
  • Garanci
  • Cilesi
  • Vizion
  • Parneritet
  • Koherence