Zbuloni trendin e ngjyrave për muret dhe si t’i bëni tuajat ato më cilësoret

Zbuloni trendin e ngjyrave për muret dhe si t’i bëni tuajat ato më cilësoret

Ka ardhur momenti t’i jepni një pamje origjinale ambienteve të shtëpisë apo biznesit tuaj? Ju pëlqejnë ngjyrat e veçanta? Nuk do të ishte aspak një ide e keqe nëse e nisni gjithçka duke lyer muret me ngjyrat më në trend dhe me bojëra cilësore. Një ngjyrë e zgjedhur mirë ka aftësinë të transformojë në mënyrë radikale pamjen dhe ndjesitë që përçojnë të gjitha dhomat apo ambientet e hapësirave ku kalojmë pjesën më të madhe të ditës. Madje, një bojë cilësore dhe ekologjike krijon edhe një klimë më të shëndetshme, gjë që sigurisht është në favorin tonë.

Trendet më të fundit për ngjyrat

Gjatë këtij viti ekspertët e dizajnit dhe ngjyrave e kanë bërë zgjedhjen e tyre, duke na këshilluar një gamë të gjerë nuancash, të cilat mund t’i aplikojmë krejt të lirshëm, të sigurt se do të arrijmë rezultate estetikisht të këndshme, në të gjitha ambientet. Nga ana e tyre, ekspertët e Dekoll&Pinto kanë përzgjedhur disa ngjyra, prej të cilave mund të frymëzoheni për të krijuar atmosferën që ju shkon më shumë për shtat.

E nisim me të verdhën e ndezur. Deri pak kohë më parë, mund të thuhet se kjo ngjyrë “ishte zhdukur nga qarkullimi”, por së fundmi është rikthyer duke rikonfirmuar efikasitetin e saj në fushën e arredimit. Tonalitetet e të verdhës të ndezur përçojnë ngrohtësi dhe ndjesi mirëqenieje në të gjitha muret ku aplikohet. Të njëjtin efekt e krijon edhe mentja. Madje nëse lyejmë vetëm një faqe muri me mente, pjesa tjetër e mureve vihet akoma më shumë në pah, pasi ka aftësi të mira për t’u kombinuar bukur me ngjyrat e tjera, sidomos ato neutrale

Nga ana tjetër, me sa duket e bardha e shndritshme nuk del kurrë nga moda. Çdo vit, kjo ngjyrë i shfaq akoma më shumë aftësitë e saj në përmirësimin e dukshëm të cilësive të hapësirave ku aplikohet, qofshin ato të vogla apo të mëdha. E bardha plot shkëlqim i bën ambientet e vogla të duken më të bollshme, ndërsa ato me më shumë hapësirë, falë kësaj ngjyre, përçojnë një pamje më të pastër dhe të ajrosur. Ngjyra gri perlë konsiderohet si një nga surprizat e trendeve të ngjyrave për muret. Në fakt, kjo ngjyrë ka aftësi të përshtatet më së miri me gjithçka që e rrethon. Ju mund ta aplikoni lirshëm në muret e ambienteve të përbashkëta ose në dhomën e gjumit, pasi me tonalitetet e saj të ftohta ka aftësi të nxjerrë në pah bukur të gjitha stilet e arredimit me mobiljet.

Nëse në dhomën e ngrënies doni të bëni një zgjedhje aspak aventuriere, ngjyra jeshile ushtarake është një alternativë që nuk di të zhgënjejë. Afërsia e kësaj ngjyre me ato që hasim në natyrë, e bëjnë jeshilen ushtarake ideale për të krijuar një atmosferë paqësore përreth jush. Gjithashtu, për t’u përfshirë nga ndjesi çlodhëse, aplikojeni këtë ngjyrë edhe në dhomën e ndenjes.

Në brendësi të ngjyrave, në radhë të parë cilësia

Zgjedhja e ngjyrave për muret mbetet një sfidë më vete dhe këtu jemi dakord të gjithë. Cilësia e bojërave, nga ana tjetër, është diçka thelbësore për të arritur një rezultat përfundimtar sa më të këndshëm, të pastër dhe rezistent me kohën. I keni provuar bojërat Pinto? Eksperienca e këtyre bojërave, prezente prej vitesh në tregun shqiptar, kanë vërtetuar faktin se cilësia e bojërave që përdorim për ambientet tona nuk duhet neglizhuar aspak.

Aftësitë tuaja krijuese me bojërat janë me rëndësi të veçantë për Pinto, për këtë arsye kjo kompani sjell tek ju një gamë të gjerë katalogjesh, ku ju mund të zgjidhni mes qindra ngjyrave dhe nuancash të ndryshme. Gjallëri ngjyrash, gjithçka që mund t’i përshtatet shijeve dhe stilit tuaj të jetesës është lehtësisht e aksesueshme me një vizitë të vetme në dyqanet Pinto. Falë përdorimit të proceseve të prodhimit me standarde moderne, bojërat Pinto njihen në të gjithë Ballkanin për rezistencën e lartë dhe për jetëgjatësinë e tyre të padiskutueshme. Shembull konkret është linja e bojërave Pintoplast Master, e cila është ideale për t’u aplikuar në ambientet e brendshme. Këto bojëra nuk vjetërsohen me kalimin e kohës dhe ruajnë ngjyrat për shumë gjatë. Madje, kjo linjë është e përshtatshme për t’u përdorur në sipërfaqe të ndryshme edhe në ato më të vështirat, si betoni, suvaja, pllakat e zdrukthit, etj. Bojërat Pintoplast Master kanë rezistencë të lartë ndaj pastrimeve të shpeshta dhe ndaj fërkimeve.

Gjithashtu, në saj të përdorimit të lëndëve të para krejtësisht ekologjigje bojërat Pinto ruajnë natyrën dhe krijojnë një klimë krejtësisht të shëndetshme, në të gjitha sipërfaqet ku aplikohen. Për shembull, linja Pinto Bambini përmban bojëra krejtësisht ekologjike, specifiksht për përdorim të brendshëm. Përbërja e tyre pa amonjak i bëjnë të jenë të përshatshme për të gjitha zonat e banuara. Për shkak të formulës së tyre të veçantë, ato janë të padëmshme për mjedisin dhe njëkohësisht shfaqin rezistencë ndaj larjeve të shpeshta, detergjentëve apo efekteve zverdhuese të duhanit. Po për ambientet e jashtme? Pintocryl Master! Një linjë e tërë bojërash të specializuara për të gjitha fasadat e jashtme, falë përbërjes së tyre me bazë rezine akriliku. Përmbajtja e tyre unike, i bëjnë bojërat Pintocryl Master të jenë të përshtatshme për kushte klimaterike të disfavorshme dhe me rezistencë të lartë ndaj alkalineve. Rezistencë që zgjat jo pak, por plot 10 vjet. E gjitha, mund të bëhet e juaja me një raport çmim – cilësi unik.

Jo vetëm këto linja, por e gjithë gama e bojërave Pinto analizohen me aparaturat më të avancuara të momentit, me qëllim arritjen e një performance të lartë. Si pjesë e kompanisë Dekoll, Pinto është e cetifikuar me “ISO 9001:2008”, e cila vërteton se ofron produkte që plotësojnë nevojat e klientëve në përputhje me standardet dhe rregullat ligjore. Gjithashtu angazhimi i Pinto në mbrojtjen e mjedisit dhe në ofrimin e produkteve krejtësisht ekologjike vërtetohet nga certifikata prestigjioze “Green Building Council”.

Trackbacks and pingbacks

No trackback or pingback available for this article.

Leave a reply