ANTIMOULD CLEANER

Category:

Description

Anti-Mould Cleaner është një solucion larës kundra mikroorganizmave, që përdoret për përgatitjen e siperfaqeve para lyerjes. Ky solucion ka efikasitet kundër mikrobeve duke përfshirë organizmat vijuese: baktere, kërpudha, alga dhe myk duke parandaluar rizhvillimin e tyre. Pastrues perfekt për çdo tip muri, për brenda dhe jashtë, veçanërisht: kuzhina, banjo, dushe, garazhe, lavanderi, hapësirat midis pllakave dhe zona të tjera të predispozuara për tu mykur. I padjegshëm, me efektivitet të lartë dhe aromë të këndshme. Vret 99.9% të baktereve dhe viruseve.

Përgatitja e sipërfaqes për lyerje:
Pastroni sipërfaqen e mykur me një copë të thatë. Lani sipërfaqen me furçë ose rul me Anti-Mould Cleaner. Pas 15-20 minutash hiqni mbetjet e formuara me ujë. Përseriteni larjen. Liheni sipërfaqen për 24 orë në qetësi dhe më pas lyejeni sipërfaqen me dy duar Anti-Mould Paint.

Këshilla dhe masa parandaluese për përdoruesit:
Shmangni pikimet në bimë, rroba, sipërfaqe druri. Në këto raste shpëlani me ujë. Ky solucion është i papërshtatshëm për sipërfaqe të dëmtuara, për sipërfaqe të cilat nuk do të rilyhen, goma, linoleum. Mund të shkaktojë reaksione alergjike, irritim në sy apo lëkurë, këshillohet të lani duart pas çdo përdorimi.

Reviews

There are no reviews yet.

Be the first to review “ANTIMOULD CLEANER”