ANTIMOULD

Category:

Description

PINTO ANTIMOULD PAINT(Anti Myk) është një bojë plastike e cilësisë së lartë. Përmban substanca të veçanta të cilat mbrojnë bojën duke parandaluar në mënyrë efektive rritjen e mykut dhe të baktereve. Kjo gjë vihet re sidomos në zonat me lagështi të lartë dhe kondensim të avullit të tilla si kuzhina, banjo, tavane, bodrume. Ka mbulim shumë të mirë

dhe rezistencë të lartë ndaj larjeve të shpeshta. E disponueshme në ngjyrë të bardhë dhe në nuanca të lehta. Ështe e përshtatshme për suva, gips, beton, tulla, dru. Nuk ka përbërje amoniaku. Ka punueshmëri të mirë, tharje të shpejtë dhe ngjitje të fortë. Krijon një shtresë të bukur përfundimtare mat dhe rezistente ndaj larjeve të shpeshta. Nuk kontribuon në rritjen dhe përhapjen e zjarrit. Ideale për zonat me lagështire të lartë. Pastrohet lehtësisht.

Përgatitja e sipërfaqes për lyerje:
Sipërfaqja duhet të jetë e pastër, e thatë dhe e lirë nga çdo papastërti, pa yndyrna dhe kripëra. Zmerilimi ose pastrimi i sipërfaqeve ku do bëhet aplikimi shkaktojnë rritje të pluhurave ose mbetje tymi të rrezikshme. Nëse ekspozimi nuk mund të shmanget nëpërmjet ventilimit lokal, duhet të përdoren pajisje të përshtatshme mbrojtëse të frymëmarrjes.

Këshilla dhe masa parandaluese për përdoruesit:

Të dëmshme për jetën ujore me efekte afatgjatë

Mbajini larg femijeve

Shmangni kontaktet me sytë, lëkurën dhe veshjet

Shmangni kontaktet me mjedisin

Përziejeni mirë para përdorimit

Mbrojeni nga ngrica

Mos e aplikoni në temperatura nën 10°C.

Reviews

There are no reviews yet.

Be the first to review “ANTIMOULD”