Astar Universal

Astari Universal Pinto është astar për mure me ngjyrë të bardhë, viskoze, për të krijuar një lidhje të fortë midis suportit dhe bojës. Rekomandohet për astarimin e sipërfaqjeve të brendshme dhe të jashtme, e veçanërisht për ambientet e mbyllura e të banuara. Gjithashtu lidh dhe izolon sipërfaqet

Category:

Description

Pershkrimi:

Astari Universal Pinto është astar për mure me ngjyrë të bardhë, viskoze, për të krijuar një lidhje të fortë midis suportit dhe bojës. Rekomandohet për astarimin e sipërfaqjeve të brendshme dhe të jashtme, e veçanërisht për ambientet e mbyllura e të banuara. Gjithashtu lidh dhe izolon sipërfaqet poroze të lyera me gëlqere, hidromat, bojëra të cilësive të ulta duke siguruar një lidhje dhe shtrim të përsosur të bojës përfundimtare. Ky produkt është i përshtatshëm për astarimin e sipërfaqeve të ndotura, gjithashtu sipërfaqeve të gipsit duke qënë se disponohet në ngjyrë të bardhë

Përgatitja e sipërfaqes për lyerje

Sipërfaqet duhet të jenë të pastra nga pluhurat, vajrat, bojrat e vjetra të ciflosura, myku dhe lagështira. Përdorni një dorë astar me hollimin e duhur, dhe si bojë përfundimtare mbi këtë astar mund të përdorim çdo lloj boje plastike ose akrilike.

Pas përdorimit:
Pas përdorimit mbylleni mirë kutinë duke evituar kështu dëmtimet e masës së mbetur. Ruhet në vende të mbrojtura nga ngrica dhe ekspozimi në diell.

Këshilla dhe masa parandaluese për përdoruesit

  • Mbajeni larg kutinë nga fëmijët.
  • Gjatë punës vishni uniformë mbrojtëse dhe dorashka.
  • Vendi i punës duhet të jetë i ajërosur mirë.
  • Lani duart sa herë që ndërprisni punën për pushim.

Reviews

There are no reviews yet.

Be the first to review “Astar Universal”