Betonpaint

Category:

Description

Beton Paint është bojë me bazë uji për mure, për përdorim të brendshëm dhe të jashtëm, e formuluar posaçerisht për të siguruar mbrojtje të gjatë dhe
të qëndrueshme të betonit të ekspozuar. Gjithashtu është e përshtatshme edhe për bazamente të tilla si: suva, tulla, gurë, dru. Ka veti të shkëlqyera punuese, mbulim shumë të mirë, ngjitje të fortë dhe tharje të shpejtë. Disponon rezistencë të lartë ndaj kushteve atmosferike si edhe ndaj ndotjes atmosferike. Nuk ndikon në rritjen e zjarrit dhe është reduktuese ndaj flakës së zjarrit.

Përgatitja e sipërfaqes për lyerje:
Sipërfaqja duhet të jetë e pastër, e thatë dhe e lirë nga çdo papastërti, pa yndyrna dhe kripëra. Astarosni sipërfaqen me ASTAR AKRILIK me bazë uji të holluar 50-100% me ujë ose me astar PINTODUR me bazë solventi të holluar 100% me tretës. Pas përgatitjes së suportit, aplikoni dy duar Beton Paint. Aplikoni bojën dhe lëreni të thahet në temperatura midis 10°C deri 35°C. Siguroni ventilim të mirë gjatë aplikimit dhe tharjes.

Keshilla dhe masa parandaluese
Mbajeni larg kutinë nga fëmijët.
Gjatë punës vishni uniformë mbrojtëse dhe dorashka
Vendi i punës duhet të jetë i ajërosur mirë.
Lani duart sa herë që ndërprisni punën për pushim
Në rast të kontaktit me sytë, shpëlajini menjëherë me ujë të bollshëm dhe nëse është e nevojshme, kërkoni këshilla mjekësore
Nëse e gëlltitni, kërkoni menjëherë perkujdesje.

Reviews

There are no reviews yet.

Be the first to review “Betonpaint”