Pinto Bambini

Pinto Bambini është një bojë ekologjike për përdorim në ambjente të brendshme. Përbërja e saj pa komponime organike të avullueshme (VOC) e bën ideale për të gjitha zonat e banuara. Për shkak të formulës së saj të veçantë, ajo është e padëmshme për mjedisin. E përshtatshme për suva, tavane,
beton, gips dhe mure të stukuara. Ajo ka bardhësi të veçantë dhe aftësi të madhe mbuluese. Shfaq rezistencë ndaj larjeve të shpeshta, detergjenteve si dhe efekteve zverdhuese të duhanit. Pas pastrimit jep një sipërfaqe gjithmonë të freskët.

Pinto Bambini është zgjedhje ideale për: • Spitale, kopshte, çerdhe, dhoma kirurgjie • Hotele, shkolla, ndërtesa publike • Furra buke, magazina ushqimore e farmaceutike • Qëndra sportive, birrari, kuzhina etj

Category:

Description

Përgatitja e sipërfaqes për lyerje:

Sipërfaqet e reja suvaje ose betoni duhet të jenë të thata, të pastra nga pluhurat dhe të kenë kaluar të pakten 30-40 ditë nga ndërtimi i tyre. Të pastrohet mirë sipërfaqja e përgatitur për lyerje nga çdo trup i huaj, vajra, graso, pluhur, bojra të vjetra dhe bëjmë në fillim astarimin e sipërfaqes.
Për sipërfaqet e reja (beton, suva, amintoçimentoje) aplikoni 1 dorë ASTAR UNIVERSAL ose ASTAR AKRILIK dhe dy duar PINTO BAMBINI. Per sipërfaqet e lyera me (hidromat, gëlqere, allçi) dhe sipërfaqet e ndotura (tym duhani, blozë, lagështirë të vjetër) aplikoni 1 dorë ASTAR UNIVERSAL dhe dy duar PINTO BAMBINI

Pas përdorimit:
Pas përdorimit mbylleni mirë kutinë duke evituar kështu dëmtimet e masës së mbetur. Ruhet në vende të mbrojtura nga ngrica dhe ekspozimi në diell.

Këshilla dhe masa parandaluese për përdoruesit:
• Mbajeni larg kutinë nga fëmijët. • Gjatë punës vishni uniformë mbrojtëse dhe dorashka. • Vendi i punës duhet të jetë i ajërosur mirë. • Lani duart sa herë që ndërprisni punën për pushim.

Reviews

There are no reviews yet.

Be the first to review “Pinto Bambini”