Pintocryl Master

Pintocryl Master është bojë akrilike e një cilësie superiore për përdorim në ambiente të jashtme. Për shkak të përmbajtjes së pasur me rezinë akrilike është e përshtatshme për kushtet klimaterike të disfavorshme, rezistencë të lartë ndaj alkaleve, rezistencë të lartë kohore deri në 10 vjet. Ka aftësi mb
uluese shumë të mirë me dy shtresa dhe bardhësi të veçantë. Hapet shumë lehtë, ka punueshmëri të mirë dhe mbas lyerjes ju ofron një sipërfaqe shumë të këndshme. Ngjyroset në një pafundësi ngjyrash me sistemin e ngjyrosjes.

Category:

Description

Përgatitja e sipërfaqes për lyerje:
Sipërfaqet e reja suvaje ose betoni duhet të jenë të thata, të pastra nga pluhurat dhe të kenë kaluar të paktën 30-40 ditë nga ndërtimi i tyre. Pastrohet mirë sipërfaqja e përgatitur për lyerje nga çdo trup i huaj, vajra, graso, pluhur, bojra të vjetra dhe bëjmë në fillim astarimin e sipërfaqes.
Për sipërfaqet e reja (beton, suva) aplikoni 1 dorë ASTAR AKRILIK dhe dy duar PINTOCRYL MASTER. Për sipërfaqet e ndotura (tymra, blozë, etj) aplikoni 1 dorë ASTAR UNIVERSAL dhe dy duar PINTOCRYL MASTER.

Pas përdorimit:
Pas përdorimit mbylleni mirë kutinë duke evituar kështu dëmtimet e masës së mbetur. Ruhet në vende të mbrojtura nga ngrica dhe ekspozimi në diell.

Këshilla dhe masa parandaluese për përdoruesit:
• Mbajeni larg kutinë nga fëmijët.

• Gjatë punës vishni uniformë mbrojtëse dhe dorashka.

• Vendi i punës duhet të jetë i ajërosur mirë.

• Lani duart sa herë që ndërprisni punën për pushim.

Reviews

There are no reviews yet.

Be the first to review “Pintocryl Master”