Tempera

TEMPERA është bojë hidromat e cilësisë së dytë. Është shumë ekonomike dhe përbërja e saj lejon depërtimin e avujve nëpërmjet poreve të murit. Ideale për tavane, mure dhe në përgjithësi vënde ku nuk nevojitet larja e shpeshtë .

Category:

Description

Përgatitja e sipërfaqes për lyerje:
Sipërfaqet duhet të jenë të pastruara dhe pa përmbajtjen e vajrave, pluhurave, bojrave të vjetra të ciflosura ose mbetjeve të gëlqeres. Aplikoni TEMPERA-n e holluar deri në 20-25% me ujë të pastër për dorën e parë, dhe deri në 10-15% për dorën e dytë.

Mënyra e përdorimit:
Sipërfaqja duhet të jetë e thatë dhe e pastër nga çdo trup i huaj. Lyejmë me rul ose penel me të paktën dy duar. Kalojmë dorën e parë dhe 3-4 orë më pas, sipas temperaturës, kalojmë të dytën.

Pas përdorimit:
Pas përdorimit mbylleni mirë kutinë duke evituar kështu dëmtimet e masës së mbetur. Ruhet në vende të mbrojtura nga ngrica dhe ekspozimi në diell.

Këshilla dhe masa parandaluese për përdoruesit:
• Mbajeni larg kutinë nga fëmijët.

• Gjatë punës vishni uniformë mbrojtëse dhe dorashka.

• Vendi i punës duhet të jetë i ajërosur mirë.

• Lani duart sa herë që ndërprisni punën për pushim.

Reviews

There are no reviews yet.

Be the first to review “Tempera”